Levan-Tepelenë, banorët në vështirësi për të kaluar rrugën

1 просмотров 21.08.2015 00:01:28

Описание

Për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, banorët e fshatrave ku kalon autostrada Levan-Fier hasin vështirësi të mëdha. Gjatë natës kalimi i rrugës mund të rezultojë edhe fatal, si pasojë e mungesës ndriçimit në rrugë. Ky aks rrugor, punimet në të cilin vijojnë prej dy vitesh, ka hyrë në listën e zezë të aksidenteve rrugore në vend, teksa deri më tani janë shënuar të paktën 10 viktima dhe mbi 20 të plagosur. Aksidenti më i fundit u regjistrua para pak ditësh ku gjetën vdekjen dy persona dhe u plagosën gjashtë të tjerë. Banoret e fshatrave Frakull, Cakran dhe Levan, çdo ditë detyrohen të kalojnë në këtë rrugë, ndërsa theksojnë së projektuesit duhet të kishin menduar për nënkalimet dhe mbikalimet e rrugës.

Комментарии

Теги:
Levan, Tepelenë, banorët, vështirësi, kaluar, rrugën