Masakra në Vlorë, Delin Hajdaraj shpallet në kërkim ndërkombëtar

1 просмотров 21.08.2015 00:01:43

Описание

TIRANE - Delin Hajdari, autori i dyshuar i masakrës së Vlorës ku u vranë tre persona është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Fotoja, emri dhe të dhëna të tjera që identifikojnë 22-vjeçarin nga Vlora janë të publikuara në faqen e Interpol-it. Në këtë mënyrë, besohet se i riu të jetë larguar jashtë Shqipërisë drejt Greqisë për ti shpëtuar arrestimit, pasi është vënë nën akuzë për vrasjen e tre personave. Në faqen zyrtare të Interpol-it, janë të publikuara edhe akuzat që rëndojnë mbi Hajdarin si, vrasje në rrethana të veçanta në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake . NGJARJA NË VLORË Tre persona, Sokol Isufaj, 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, Diana Ademi, 53 vjeçe dhe 17-vjeçarit nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi, humbën jetën në një plazh mjaft të populluar në Vlorë në datën 28 korrik të 2013. Rreth orës 16:00 të kësaj dite, një i ri hapi zjarr me një armë tip Kallashnikov drejt çadrave të plazhit, në zonën e njohur si Kalaja pranë Ujit të Ftohtë . Të terrorizuar, plazhistët janë përpjekur të ndihmojnë viktimat, por gjithçka ka rezultuar e kotë. Policia ka identifikuar si të dyshuar kryesor për vrasjen e trefishtë të ndodhur në Vlorë, shtetasin Delin Hajdarin, 22 vjeç. Arma e krimit, një automatik kallashnikov u gjet nga policia një kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Комментарии

Теги:
Masakra, Vlorë, Delin, Hajdaraj, shpallet, kërkim, ndërkombëtar