Festa e Bajramit, qytetarët ankohen për çmimet
Описание
Në prag të festës së Fitër Bajramit, qytetarët ankohen për çmime të larta në tregjet e gjelbra. Sipas tyre, xhepi i një qytetari me të ardhura minimale nuk mund t'i mbulojë të gjitha nevojat e festës për shkak se çmimet dallojnë shumë nga standardi i tyre jetësor. Pjesa më e madhe e blerësve që takuam në treg, kishin qeset gjysmë të mbushura, për shkak se siç thonë ata, mundohen të blejnë vetën gjërat elementarë pa të cilat nuk mundet të shtrohet sofra e festës. Po përgatitemi për Bajram normal, për fëmijë. Me i gëzu me ble tesha . -Më të lira apo më të shtrenjta janë sivjet? Si ti gjejsh. Ka edhe lirë edhe shtrenjtë diçka. Duke pasë parasysh punën përsëri është mirë . Nuk e di. Sapo kam filluar të blej, por çmimi është çmim . -Çka planifikoni të bleni për Bajram? Jo mish . -Çka bletë sot? Pak harxh çka duhet. Për bakllava, për Bajram, për fëmijë . -Si po ju duken çmimet? Më të lira apo më të shtrenjta se vjet? Më të shtrenjta pak . Shtenjtë janë . -Shumë ma shtrenjtë se vjet? Më shtrenjtë se vjet dhe më pak punë ka . Çmimet të njëjta janë. Nuk ka ndryshime aspak . -Ju e bëtë harxhin e Bajramit? Po, po e afrojmë dalë ngadalë . -Keni blerë më shumë apo më pak se vjet? Njejtë. Diçka vetëm ka ndryshim . Edhe shitësit e shohin situatën, ngjashëm si blerësit. Sipas tyre, mjafton ti hedhësh vetëm një sy tregut, për të kuptuar interesin e qytetarëve për të blerë. Ata thonë se nuk është festa ajo që i përcakton çmimet, por kriza ekonomike. Çmimet janë të njëjta si çdoherë. Si për festën si për ditët e rëndomta . Prej viteve tjera ka shumë dallim . -Shumë më pak ose? Shumë më pak . -Për çfarë shkaku. Për shkak të çmimeve? Jo çmimeve, por normal situata e bën të veten, kriza ekonomike . Dy ditë para festës së madhe të Fitër Bajramit, të gjithë besimtarë e fesë islame furnizohen me ushqime dhe veshmbathje për antarët e familjes, por me krizën ekonomike dhe rënien e buxhetit familjar ata thonë se tryeza nuk mund të mbushet si më parë. Ferikan Iljazi
Комментарии