Tahiri: Drejtorët që po kërcënojnë administratën të japin dorëheqjen

1 просмотров 21.08.2015 00:02:16

Описание

TIRANË Kryetari i PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri, i ftuar në studion e A1Report! u kërkoi sot publikisht drejtorucëve të administratës shtetërore që nuk e pranojnë dot humbjen dhe po hakmerren mbi punonjësit, të bëjnë atë akt që bëri lideri i tyre, të japin dorëheqjet. Tahiri e bëri këtë deklaratë në kushtet kur në PS kanë ardhur njoftimet se administrata shtetërore kudo, në nivel qëndror dhe vendor, po përballet me raprezaljen e drejtorëve hakmarrës për votën që nuk iu dha. Pavarësisht verdiktit të qytetarëve për ta ndaluar këtë model, - tha ai, - pavarësisht përgjigjes që morën nga qytetarët, kanë nisur kërcënimet dhe pushimet nga puna të punonjësve të administratës apo syrgjynosjet administrative.

Комментарии

Теги:
Tahiri, Drejtorët, kërcënojnë, administratën, japin, dorëheqjen