Llopat, digjet shtëpia - 15 persona pa kulm mbi kokë смотреть онлайн
Описание видео
Një zjarr i rënë në fshatin Llopat të Kumanovës, ka lënë pa kulm mbi kokë një familje 12 anëtarëshe. Zjarri që ka shpërthyer në stallë shumë shpejtë ka përfshirë gjithë shtëpinë e familjes së Nijazi Selimit, duke e shkrumbuar atë totalisht. Sipas banorëve, njësiti i zjarrfikësve ka arritur në vendngjarje vetëm pas 45 minutash, pasi zjarri kishte shndërruar gjithçka në hi. Sipas familjarëve të plagosur nuk ka, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Isha duke ndenjur në oborr, fillimisht u dëgjua një britmë, të gjithë fqinjët vrapuam dhe erdhëm deri këtu, por zjarri vetëm se kishte bërë të veten , tha Fersan Suljemani, banor i fshatit. Ka qenë prej rrymës, ne vrapuan ta shuajmë, por nuk mundëm..Kali është djeg, stalla është djeg plotësisht , u shpreh Nijazi Selimi, Kryefamiljar. Që tragjedia të jetë më e madhe, kjo shtëpi ishte ndërtuar vetëm para pak vitesh me ndihmën e banorëve të fshatit, për të shpëtuar familjen Selimi nga mjerimi. Kësaj familjeje i ndodhi edhe një fatkeqësi para 4-5 vitesh, edhe atëherë iu dogj shtëpia, dhe patën mbetur pa strehë. Me ndihmën e fshatit arritëm që t'ua ndërtojmë këtë shtëpi, por edhe kjo u djeg tërësisht. Apeloj deri tek të gjithë bashkëvendësit e tonë që t'i dalin në ndihmë kësaj familjeje që t'uia bëjmë një ndihmë të madhe , u shpreh Fersan Sulejmani, banor i fshatit. Nëse ka dikush mundësi të ndihmojë, le të ndihmojnë, nëse nuk kanë shëndosh.. , tha Nijazi Selimi, kryefamiljar. Familja 12 anëtarshe Selimi nuk ka asnjë burim të ardhurash dhe jeton në varfëri të skajshme. Semra Jakupi Рекомендуем Llopat, digjet shtëpia - 15 persona pa kulm mbi kokë посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя