Trojka në Athinë, bisedime mbi ecurinë e ekonomisë greke смотреть онлайн
Описание видео
ATHINE - Vetëm pak ditë pas publikimit të një raporti nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar në të cilën u pranuan gabimet mbi planin e rimëkëmbjes ekonomike të Greqisë, përfaqësues të kreditorëve ndërkombëtarë kanë mbërritur në Athinë. Zyrtarët e Trojkës, e përbërë nga BE,-ja, FMN-ja dhe BQE-ja kanë nisur menjëherë bisedimet me Ministrin e Financave, Yannis Stournaras mbi ecurinë e ekonomisë greke për gjysmën e parë të këtij viti. Qëllimi i vizitës së tyre është të vlerësojnë progresin në frontin ekonomik dhe të rifillojnë bisedimet me qeverinë greke mbi çështjet që kanë mbetur ende pezull, duke përfshirë privatizimet, uljen e TVSH-së për prodhimet ushqimore, taksën e pasurive të patundshme si dhe shkurtimet e 4 mijë punonjësve në sektorin publik deri në fund të vitit. Рекомендуем Trojka në Athinë, bisedime mbi ecurinë e ekonomisë greke посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя