KQZ për spotin publicitar të PS: Të pasqyrohet me titra sqaruese

3 просмотров 21.08.2015 00:02:17

Описание

Tiranë - KQZ gjatë mbledhjes së radhës ka vendosuar që televizionet private që transmetojnë spotin publicitar në të cilin kreu i Partisë Socialiste, Rama përmend uljen e taksave që pasqyrohen në shifra me lekë të vjetra, të shoqërohet me titra sqaruese me vlerën zyrtare të lëkëve gjatë transmetimit. Ky vendim është marrë pas propozimi të katër anëtarëve të Bordit Monitorues të Medias që ky spot të hiqej. Ndërsa pas kësaj, KQZ ka shtyrë vendimin për ndërprejrjen e spotit të Postës Shqipare dhe transmetimin pas zgjedhjeve, propozim ky i bërë nga një pakicë prej antarësh të bordit. Sipas argumentave të anëtares Shtjefni ky spot nuk mund të hiqet sepse është detyrim ligjor i postës për të informuar. Ndërsa vendimi për këtë është shtyrë për mbledhjen tjetër pasi ta shqyrtojë administrata.

Комментарии

Теги:
spotin, publicitar, pasqyrohet, titra, sqaruese