Rëndohet shëndeti grevistëve,PS: Qeveria do të mbyllë hesapet смотреть онлайн
Описание видео
TIRANE - Përkeqësohet gjendja shëndetësore e 3 prej 10 banorëve të cilët prej 25 prillit kanë hyrë në grevë urie pasu u dëbuan me dhunë nga banesat e tyre. Ata kaluan mbrëmë natën e 7 të grevës së urisë dhe gjëndja e tyre shëndetësore dhe psikologjike sa vjen e rëndohet. Ndërsa për të tretën herë janë vizituar nga deputeti socialist Sajmir Tahiri i cili ka thënë se me këtë akt qeveria do të mbyllë hesapet para se të ikë. AVOKATI GJEBIA: GJYKATA KA NXJERRE URDHEREKZEKUTIM TE PAARGUMENTUAR Avokati i banorëve Agron Gjebia thotë se është shkelur akti normativ për lirimin e banesave dhe se gjykata ka nxjerrë një urdhërekzekutim të paargumentuar. Gjykata ka nxjerrë një urdhërekzekutim të paargumentuar. Do të godasim urdhrin e ekzektutimit paralelisht në Apel dhe në Gjykatën e Lartë tha .Gjebia PS: QEVERIA I NXJERR PER TE MBYLLUR HESAPET Qeveria po nxiton të nxjerrë njerëzit nga shtëpitë pasi do të mbyllë hesapet para se te ikë më 23 Qershor . Eshtë kjo deklarata që vjen nga deputeti socialist Saimir Tahiri, pas njohjes nga afër të situatës së 10 grevistëve ne rrugën Margarita Tutulani në kryeqytet, prej ditës kur Përmbarimi i nxorri jashtë banesave të tyre. Gjendja shëndetësore paraqitet gjithnjë e më e përkeqesuar. (ad.ti/shqiptarja.com) Рекомендуем Rëndohet shëndeti grevistëve,PS: Qeveria do të mbyllë hesapet посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя