Koalicioni PS- LSI, Kodheli: Politika s'duhej të rrijë peng i së shkuarës

1 просмотров 21.08.2015 00:02:18

Описание

TIRANË Koalicioni i PS-së me LSI-së nuk është gjë e re dhe as e papritur për deputeten socialiste Mimi Kodheli, e cila ishte e ftuara e mbrëmjes së sotme në emisionin 5 Pyetjet nga Babaramo , drejtuar nga gazetari Ilir Babaramo. Që në muajin dhjetor , tha Kodheli, ne kemi shpallur hapjen e negociatave me çdo forcë politike dhe që i përgjigjet thirrjes sonë për të krijuar një front të gjërë të një koalicioni të qendrës së majtë . Pyetjes së Babaramos se mos me këtë marrëveshje që bëri, PS-ja i kaloi caqet e pragmatizmit, duke harruar protestën ku nxori mijëra vetë në shesh dhe çoi në humbjen e katër jetëve, Kodheli iu përgjigj se politika nuk duhet të rrijë peng i së shkuarës dhe se mbetet detyrim moral, politik, atdhetar i PS-së të zbulojë ata që shkaktuan ato vrasje. Më poshtë, intervista me znj.Mimi Kodheli. (ad.ti/shqiptarja.com)

Комментарии

Теги:
Koalicioni, Kodheli, Politika, duhej, rrijë, peng, shkuarës